Burim Ramadani në krye të Komisionit Hetimor për rastin Arlinda Zekaj, Aleanca kërkon llogaridhënie pa kompromis
Aleanca ka njoftuar se nënkryetari i saj dhe deputeti, Burim Ramadani, është emëruar kryesues i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Sipas njoftimit të Aleancës, themelimi i këtij komisioni është mbështetur nga 90 deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe ka mandat gjashtëmujor për të hetuar veprimet dhe…
Lajme
Aleanca ka njoftuar se nënkryetari i saj dhe deputeti, Burim Ramadani, është emëruar kryesues i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Sipas njoftimit të Aleancës, themelimi i këtij komisioni është mbështetur nga 90 deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe ka mandat gjashtëmujor për të hetuar veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përgjegjëse në këtë rast.
Komisioni do të trajtojë gjithashtu çështjen e reagimit institucional ndaj dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave dhe fëmijëve.
Aleanca ka theksuar se do të angazhohet për zbardhjen e plotë të së vërtetës dhe për vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre që mund të kenë dështuar në përmbushjen e detyrave institucionale.
“Për ne, llogaridhënia institucionale është jetike dhe asnjë dështim në mbrojtjen e jetës së qytetarëve tanë nuk do të tolerohet apo të kalohet në heshtje”, thuhet në njoftimin e Aleancës.