Bujar Osmani e uron Izet Mexhitin për fitoren në Çair – paralajmëron vendim për të ardhmen e tij politike
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ia ka uruar fitoren kundër-kanditatit të tij, Izet Mexhiti nga VLEN-i. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thnëë se fushata nuk ka qenë e ligjshme, por shtoi se nuk do të ankohet. Kështu ai e uroi kundërkandidatin në këtë garë lokale, si…

Lajme
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ia ka uruar fitoren kundër-kanditatit të tij, Izet Mexhiti nga VLEN-i.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thnëë se fushata nuk ka qenë e ligjshme, por shtoi se nuk do të ankohet.
Kështu ai e uroi kundërkandidatin në këtë garë lokale, si dhe paralajmëroi vendim për të ardhmen e tij politike.
“Të dashur miq, mbështetës dhe qytetarë të nderuar, Në fillim dua të shpreh kënaqësinë time për ditën zgjedhore. Vlerësoj se kishim një ditë zgjedhore të suksesshme, pa vërejtje të mëdha, dhe besoj se kjo është e rëndësishme të theksohet. Dua të shpreh mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët gjatë gjithë fushatës: nga aktivistët dhe shokët partiakë dhe të koalicionit, mbështetësit, forumin e grave, forumin rinor. Ishte me të vërtetë një nder të punohej me përkushtim dhe sakrificë, një proces gjatë të cilit u krijua një vizion i bukur për Çairin, por edhe shumë miqësi të reja”.
“Megjithatë, në politikë, fjala e fundit u takon qytetarëve. Unë kam qenë mjaft gjatë në politikë për t’i njohur dhe respektuar mesazhet që qytetarët i dërgojnë. Edhe pse fushata nuk ishte as e drejtë as e ligjshme në çdo aspekt, por unë nuk dua të ankohem, sepse besoj se ndershmëria dhe vlerat kanë kuptim vetëm kur i ruan edhe në sitiata si kjo. Urime kundërkandidatit tim dhe të gjithë koalicionit që qëndroi pas tij, ata janë fituesit e zgjedhjeve në Çair dhe u uroj sukses në drejtimin e komunës gjatë katër viteve të ardhshme. Në fund, dua të falënderoj familjen time, ata e mbajtën barrën më të madhe të angazhimit tim politik, por nga aty mora edhe përkrahjen e fortë. Për hapat e ardhshëm politik, ditëve në vijim”, ka shkruar Osmani.