Bugatti me veturën e parë elektrike, ky është çmimi që do t’i vë kompania

Prodhuesi i veturave Bugatti do të hyjë në botën e automobilave elektrik, pasi ka marrë ‘dritën jeshile’ nga udhëheqësit e grupit Volkswagen, anëtar i të cilit është kompania, që të ndërtojë një veturë me nivel emetimi zero të gazrave të dëmshme.

Auto & Tek

21/03/2019 17:07

Makina e parë elektrike e Bugattit pritet në treg në vitin 2023 dhe thuhet se bazohet në platformën e përdorur nga Porsche-Taycan e parë elektrike.

Sedani i ri me katër dyer Bugatti duhet të marrë emërtimin e kultit “Royale” me përdorim të gjerë të materialit të fibrave të karbonit për të kursyer në peshë.

Sa i përket pamjes, pritet që modeli i Bugattit të huazojë shumë hollësi nga Chiron, me frymëzim për modelet retro si Type 41, i cili u prodhua në vitet 1920 dhe 1930.

Nuk ka detaje rreth enterierit të makinës, por çfarë mund të presim nga një automjet që do të kushtojë së paku 700,000 euro?

Çështja e veçantë është performanca – Porsche Taycan zhvillon më shumë se 600 kuaj fuqi, ndërsa Bugatti Royal pritet të ketë përafërsisht 900 kuaj fuqi duke iu falënderuar tre elektromotorëve.