Bugaqku nga KDI: Në mungesë të dy kandidatëve, procesi presidencial hyn në terren të panjohur

Vullnet Bugaqku nga KDI tha se afati 30-ditor që përfundon nesër nuk e çon automatikisht vendin drejt zgjedhjeve presidenciale. Sipas tij, seanca për zgjedhjen e presidentit mund të thirret vetëm nëse ka dy kandidatë që plotësojnë kushtet ligjore. Në rast se nuk plotësohen këto kushte, thirrja e seancës nuk është e detyrueshme sipas Kushtetutës. “30-diteshi që përfundon nesër…

Lajme

05/03/2026 08:12

Vullnet Bugaqku nga KDI tha se afati 30-ditor që përfundon nesër nuk e çon automatikisht vendin drejt zgjedhjeve presidenciale.

Sipas tij, seanca për zgjedhjen e presidentit mund të thirret vetëm nëse ka dy kandidatë që plotësojnë kushtet ligjore. Në rast se nuk plotësohen këto kushte, thirrja e seancës nuk është e detyrueshme sipas Kushtetutës.

“30-diteshi që përfundon nesër nuk e dërgon vendin në zgjedhje. Nesër seanca thirret vetëm nëse janë dy kandidatë që i kanë plotësuar kushtet. Nëse nuk janë dy kandidatë, nuk thirret. Seanca nuk është e detyruar me Kushtetutë që të thirret. Nëse nuk thirret nesër dhe kalohet afati 30-ditor pasnesër, nuk dihet si të veprohet, mund të futemi në një terren të panjohur”, tha Bugaqku për RTV21.

Ai shtoi se nëse nesër seanca thirret dhe VV propozon dy kundërkandidatë, procesi i votimit mund të ndërpritet në momentin kur numërohen deputetët në sallë. Nga ai moment hyn në fuqi një afat tjetër kushtetues prej 60 ditësh, i cili mund të zvarritë procesin deri në dy muaj.

“Nëse nesër thirret seanca dhe VV i bën dy kundërkandidat, në momentin kur numërohen sa deputetë janë në sallë për të filluar procesi i votimit, mund të ndërpritet seanca. Nga ai moment kur fillon seanca hyn në fuqi një afat tjetër kushtetues prej 60 ditësh, dhe procesi mund të zvarritet deri në 60 ditë”, shtoi Bugaqku.