Buffon mund të transferohet tek Barcelona

Gianluigi Buffon mund ta vazhdojë aventurën e tij në Spanjë.

Sport

10/06/2021 08:39

Bëhet fjalë për Barcelonën dhe mundësinë që Buffon të jetë zëvendësuesi ose portieri i dytë i Ter Stegenit.

Sipas të përditshmes spanjolle, Sport.es Buffon do të ishte një alternativë e mirë për t’i ndihmuar “Blaugranët”, transmeton lajmi.net.

Madje, gazeta kishte bërë një sondazh për t’i pyetur tifozët nëse ata do të donin ta shihnin legjendën italiane në “Camp Nou”.

Në anën tjetër, Buffon është gati për një sfidë të re pas asaj të PSG-së, portieri veteran ka zhvilluar 14 ndeshje në këtë sezon për Juventusin ku i ndihmoi “Bianconerët” të fitojnë Coppa Italian.

Sipas gazetës, Buffoni si portier i dytë do t’i ndihmonte portierët e tjerë me eksperiencën e tij, sidomos Inaki Penan, i cili shihet si portier që ka potencial për të ardhmen./Lajmi.net/