Buffon gati për rinovimin e kontratës
Gianluigi Buffon nuk e ka ndërmend të ndalet.
Sport
Ikona e futbollit italian, Buffon, po synon të vazhdojë akoma karrierën e tij, me skuadrën e Juventus.
Raportimet nga Italia bëjnë të ditur se tashmë ka një pajtueshmëri dhe Gigi pritet të nënshkruajë rinovimin e kontratës, që do ta mbajë atë deri në vitin 2021, transmeton lajmi.net.
Kjo do të thotë se portieri italian do të jetë 43 vjeçar kur kontrata e tij të marrë fund, që me shumë gjasë do të thotë se pensionimin do ta ketë në ‘Allianz Stadium’.
Buffon ishte për një aventurë të shkurtër në Paris, por u kthye përsëri në Torino gjatë vitit të kaluar, ku tashmë është zgjedhja e dytë pas Szczesny. /Lajmi.net/