Brooklyn Beckham në momente intime me të fejuarën në banjo

E fejuara e Brooklyn ndau një foto ku shfaqet në çaste intime me partnerin.

ShowBiz

24/09/2020 23:22

Brooklyn Beckham ka pak muaj që është fejuar me Nicola Peltz, ndërsa së shpejti pritet ta organizojnë edhe dasmën, shkruan lajmi.net.

Çifti duken shumë të dashuruar dhe nuk i kursejnë aspak edhe dedikimet romantike për njëri-tjetrin.

Së fundi, Nicola publikoi një fotografi, në të cilën shfaqet në momente romantike bashkë me Brooklyn në banjo.

Brooklyn shihet i mbuluar me një peshqir, kurse e fejuara e tij ishte pas dhe po i dhuronte puthje atij, teksa të dy ishin në banjo.

https://www.instagram.com/p/CFe2VhdBwzO/

“Të dua më shumë çdo ditë”, janë fjalët që ajo ia ka lënë fotografisë.

Dyshja tashmë shihen kudo pranë njëri-tjetrit dhe nuk mund t’i ikun as syrit të paparacëve, ndërsa çdo herë duken shumë të dashuruar. /Lajmi.net/