Broja kthehet shpejt, vijnë lajme të mira nga Anglia

Papritur gjithçka ka ndryshuar. Fati nuk ia ka kthyer shpinën Armando Brojës, dhe të paktën ylli i kombëtares shqiptare ka shpresë të kthehet në fushë shumë më shpejt sesa parashikohej. Mediat britanike njoftojnë se trajneri i Evertonit, David Moyes, ka marrë lajme të mira për dy sulmuesit, Brojën dhe Dominic Calvert-Lewin. Sipas tyre, 23-vjeçari do…

Sport

04/02/2025 17:15

Papritur gjithçka ka ndryshuar. Fati nuk ia ka kthyer shpinën Armando Brojës, dhe të paktën ylli i kombëtares shqiptare ka shpresë të kthehet në fushë shumë më shpejt sesa parashikohej.

Mediat britanike njoftojnë se trajneri i Evertonit, David Moyes, ka marrë lajme të mira për dy sulmuesit, Brojën dhe Dominic Calvert-Lewin.

Sipas tyre, 23-vjeçari do të jetë i gatshëm për 4 apo 5 javë, që do të thotë në fillim të muajit mars.

Moyes ka vendosur që të mos shpenzojë aspak për të forcuar repartin ofensiv në ditët e fundit të lejuara për transferime.

Një afat i tillë riaftësimi do të thotë se Broja do të luajë një rol të rëndësishëm këtë sezon tek Evertoni, ndërsa blutë kanë arritur disa rezultate të mira radhazi dhe kanë më shumë shpresë që të mos bien nga Premierliga.

Po ashtu, janë të gjitha mundësitë që futbollisti të jetë në dispozicion të trajnerit të kombëtares, Sylvinho, për ndeshjet e para eliminatore të Kupës së Botës, ndaj Anglisë dhe Andorrës, që luhen në 21 mars në “Wembley” të Londrës, dhe në 24 në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.