Broja dhe Daku udhëheqin sulmin – formacioni i Shqipërisë ndaj Gjibraltarit

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë sot një ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së Gjibraltarit, në përballjen e parë historike mes dy ekipeve. Ndeshja shërben si test për kuqezinjtë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të ardhshme dhe për të vlerësuar formën e disa futbollistëve të rinj në ekip, transmeton lajmi.net. Trajneri Sylvinho ka zgjedhur këtë…

Sport

04/09/2025 17:13

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë sot një ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së Gjibraltarit, në përballjen e parë historike mes dy ekipeve.

Ndeshja shërben si test për kuqezinjtë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të ardhshme dhe për të vlerësuar formën e disa futbollistëve të rinj në ekip, transmeton lajmi.net.

Trajneri Sylvinho ka zgjedhur këtë formacion startues për sfidën e sotme:

Shqipëria: Dajsinani, Hysaj, Kacurri, Kumbulla, Aliji, M. Berisha, Pajaziti, Bajrami, Daku, Broja, Asani./lajmi.net/