Brohoritjet “UÇK, UÇK, UÇK” përcjellin largimin e Jakup Krasniqit nga shtëpia e tij
Qytetarë të shumtë janë mbledhur pranë shtëpisë së Jakup Krasniqit, duke brohoritur “UÇK” në momentin kur ai po largohej nga shtëpia. Krasniqi përfundoi vizitën e tij disaorëshe në Kosovë, gjatë së cilës qëndroi me familjarët në shtëpinë e tij, transmeton lajmi.net. Vizita e tij mësohet se u realizua për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore…
Lajme
Qytetarë të shumtë janë mbledhur pranë shtëpisë së Jakup Krasniqit, duke brohoritur “UÇK” në momentin kur ai po largohej nga shtëpia.
Krasniqi përfundoi vizitën e tij disaorëshe në Kosovë, gjatë së cilës qëndroi me familjarët në shtëpinë e tij, transmeton lajmi.net.
Vizita e tij mësohet se u realizua për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Pas qëndrimit pranë familjes, Krasniqi u largua nën përcjelljen e policisë, ndërsa qytetarët e pranishëm e përcollën me thirrjet “UÇK”./lajmi.net/