Kuvendi nesër vazhdon seancën, tri çështje në rend dite

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë nesër, të enjten, seancën plenare, me fillim nga ora 10:00. Sipas njoftimit të Kuvendit, në vazhdim të seancës janë paraparë tri pika të rendit të ditës. Deputetët fillimisht do të votojnë Propozim-Rezolutën nga interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit,…

Lajme

18/11/2026 17:08

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë nesër, të enjten, seancën plenare, me fillim nga ora 10:00.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në vazhdim të seancës janë paraparë tri pika të rendit të ditës.

Deputetët fillimisht do të votojnë Propozim-Rezolutën nga interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila kishte mbetur katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.

Po ashtu, do të votohet Propozim-Rezoluta nga mocioni përmbajtjesor lidhur me gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Një tjetër pikë e rendit të ditës është rishqyrtimi i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i cili është rikthyer nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

Vazhdimi i seancës plenare do të mbahet në sallën e seancave të Kuvendit të Kosovës. /Lajmi.net/