Britania notë protestë Ekuadorit për shkak të Assange
Zyrtarët britanikë kanë paralajmëruar se do të dërgojnë protestë zyrtare Ekuadorit për shkak të rastit të themeluesit të Wikiliks Jullian Assange , transmeton AFP.

Bota
Siç thuhet, nota e protestës do të dërgohet për shkak se dy nga katër akuzat kundër Assange janë refuzuar për shkak të vjetërsimit .
Ministria e Britanisë e Punëve të Jashtme sqaron se nota e protestës do të dërgohet të enjten.
Sipas MPJ Angleze qëndrimin e Assange në ambasadën e Ekuadorit në Londër është keqpërdorim i marrëdhënieve diplomatike.
Prokuroria e Suedisë ka thënë se ka ndaluar hetimet kundër Julian Assange për dy raste për sulme seksuale pasi që janë vjetërsuar.