“Brexit” do t’i kushtojë eksportuesve britanikë 7,2 mld euro në vit

Eksportuesit britanikë rrezikojnë të paguajnë 5,6 miliardë sterlina (7,2 miliardë euro) në vit taksa doganore shtesë, nëse Britania largohet nga Bashkimi Evropian.

Bota

07/06/2016 20:02

Deklaratën e bëri këtë të hënë Roberto Azevedo, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), raporton AFP.

“Në rast se britanikët dalin nga Bashkimi Evropian, Britania e Madhe duhet të rinegociojë marrëveshje të reja tregtare me BE-në dhe 58 vendet e lidhura me bllokun kontinental me një marrëveshje të tregtisë së lirë”, tha Azevedo nga Londra.

Sipas një përllogaritje të gjashtë sondazheve të fundit të zhvilluara mbi “Brexit” nga “WhatUKThinks”, kampi pro daljes nga BE fiton me 51% të votave.

Kjo ka bërë që sterlina të bjerë në nivelin e saj më të ulët në tre javët e fundit.