Brenda pak orëve, Barca pritet të nis ofertë serioze drejt Bilbaos – synohet kartoni i Inigo Martinez

Barcelona mund të bëjë edhe një tjetër lëvizje për repartin e mbrojtjes. Skuadra katalane ka qenë padyshim nga më aktivet në merkaton e verës, duke bërë lëvizje të mëdha si për Robert Lewandowski, Raphinha, Kounde, Christensen e Kessie. Megjithatë, përkundër se ka transferuar dy qendërmbrojtës, Xavi Hernandez ka edhe emrin e tretë të gatshëm në…

Sport

01/08/2022 18:39

Barcelona mund të bëjë edhe një tjetër lëvizje për repartin e mbrojtjes.

Skuadra katalane ka qenë padyshim nga më aktivet në merkaton e verës, duke bërë lëvizje të mëdha si për Robert Lewandowski, Raphinha, Kounde, Christensen e Kessie.

Megjithatë, përkundër se ka transferuar dy qendërmbrojtës, Xavi Hernandez ka edhe emrin e tretë të gatshëm në listën e dëshirave, përcjell lajmi.net. Bëhet fjalë për Martinez.

Raportime nga Spanja bëjnë të ditur se Barca do të nis një ofertë goxha serioze brenda pak orëve, drejt zyrave të Athletic Bilbao.

Inigo Martinez është lojtari që pëlqehet nga Xavi Hernandez dhe besohet se mund të luaj rol kyç në taktikat dhe rotacionet e planifikuara nga spanjolle.

Nëse bëhet edhe transferimi i Inigo Martinez, gjasat janë të mëdha që Xavi Hernandez të luajë me një 3-4-3, siç bënte te Al-Sadd. /Lajmi.net/