Brazili dhe Japonia avancojnë në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”

Kombëtarja e Brazilit dhe Japonisë janë kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike, "Tokyo 2020".

Sport

31/07/2021 14:17

Brazili dhe Japonia iu janë bashkuar Spanjës në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike, “Tokyo 2020”, transmeton lajmin.net.

Brazili mposhti Egjiptin me rezultatin 1-0 me golin e Cunhas në min 37′.

Në anën tjetër, Japonia nuk arriti që të triumfojë në kohën e rregullt, por triumfin e shijoi pas penaltive duke mposhtur Zelandën e Re.

Ueda, Yoshida, Ikatura dhe Nakayama u treguan të saktë për japonezët, ndërsa për zelandezët të pafat ishin, Lewis dhe Cacace nga pika e badhë.

Japonia do të ndeshet me Spanjën në gjysmëfinale, ndërsa Brazili pret fituesin e duelit Korea Jugore/Meksika./Lajmi.net/