Brandao rrezikon burgosjen
Sulmuesi i Bastias, Brandao mund të dënohet me burg për sulmin që ia bëri mesfushorit të Paris Saint-Germain, Thiago Motta në tunelin e stadiumit Parc des Princes.

Sport
Sulmuesi i Bastias, Brandao do të paraqitet të shtunën para Gjykatës Korrektuese të Parisit, pas goditjes me kokë në fytyrën e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Thiago Motta.
Reprezentuesi italian përfundoi me frakturë në hunë pas goditjes së Brandaos me të cilin pati përplasje edhe gjatë duelit në kuadër të Ligue 1.
Por, mediat franceze kanë raportuar se Brandaos mund t’i kushtojë shtrenjtë sulmi që bëri pas përfundimit të sfidës në tunel.
Ai mund të dënohet me burg për shkak të veprimit që bëri në tunelin e stadiumit në Parc des Princes.