Braida: Messi mund të largohet nga Camp Nou
Drejtori i ri sportiv i Barcelonës, Ariedo Braida sapo ka bërë një deklaratë mjaft shokuese duke thënë se Messi mund të largohet nga Camp Nou për tek Manchester City ose PSG.
Sport
Braida ka thënë se me paratë që posedon skuadra e Manchester Cityt dhe ajo e PSG-s, atëherë është e mundur që Messi të largohet nga Camp Nou.
“Unë kam 30 vite eksperiencë në këtë punë dhe kam kontakte në tërë botën. Kam shokë në çdo vend. Brazil, Argjentinë, Europë…”.
“Kam ardhur këtu sepse besoj se mund të sjell të ardhme të mirë për këtë skuadër. Kam qenë në skuadra shumë të mëdha”.
“Sa për Messin, mendoj se ai nuk do të largohet nga Barcelona, mirëpo me paratë që posedon Manchester Cuty dhe PSG, atëherë një gjë e tillë mund të ndodh. Ndonjëherë gjërat e çuditshme ndodhin”, përfundoi Braida.