Brad Pitt, Ryan Gosling, Christian Bale e Steve Carrell në një film – shikoni trailerin (Video)
'The Big Short' është filmi më i ri që ka bërë bashkë aktorët e famshëm Hollywood-ian.
ShowBiz
Aktorët fitues të çmimit Oscar dhe ata të nominuar janë bërë bashkë në filmin e regjisorit Adam McKay, i cili ka shkruar filmat si ‘Moneyball’ dhe ‘The Blind Side’.
Brad Pitt, Ryan Gosling, Christian Bale e madje edhe Steve Carrell, të cilin më në fund do ta shohim në një film serioz përsëri, do vijnë në ekranin e madh më 11 dhe 23 dhjetor, transmeton lajmi.net.
Traileri i parë për filmin që do të bëjë fjalë për ekonominë dhe bursat, tashmë ka dalë./Lajmi.net
