Brad Pitt dhe Angelina fotografohen për herë të parë bashkë pas divorcit

Janë fotografuar për herë të parë së bashku qysh nga shtatori i vitit 2016-të.

ShowBiz

31/01/2019 23:59

Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë fotografuar së bashku dhe me këtë lënë të kuptohet se po rikthehen, shkruan lajmi.net.

Mediat e huaja kanë nisur të aludojnë, por nga ajo që shihet në fotot e publikuara nga revista Who, takimi është bërë në një zyrë ligjore më 30 janar.

Ata kanë qenë bashkë në një takim prej tri orësh, në të cilin mendohet se kanë diskutuar kujdestarinë e gjashtë fëmijëve.

Në takim ishin edhe përfaqësuesit ligjorë të të dyve. /Lajmi.net/