​Botërori i Xhudos, sot dita e Distria Krasniqit

Kampionati Botëror për Senior në xhudo ka nisur në kryeqytetin hungarez Nudapest, duke mbledhur 557 xhudistë nga 93 shtete të gjashtë kontinenteve. Ky është një nga turnetë më prestigjiozë të vitit në këtë sport olimpik, ku Kosova vjen e përfaqësuar denjësisht me emra të mëdhenj. Kosova, vendi që tashmë ka siguruar vendin e saj në…

Sport

14/06/2025 09:07

Kampionati Botëror për Senior në xhudo ka nisur në kryeqytetin hungarez Nudapest, duke mbledhur 557 xhudistë nga 93 shtete të gjashtë kontinenteve.

Ky është një nga turnetë më prestigjiozë të vitit në këtë sport olimpik, ku Kosova vjen e përfaqësuar denjësisht me emra të mëdhenj.

Kosova, vendi që tashmë ka siguruar vendin e saj në historinë e xhudos me medalje olimpike, synon edhe një herë majat e botës në këtë arenë të madhe.

Distria Krasniqi (-52 kg) – Kampione olimpike dhe krenaria e Kosovës në xhudo, do të ngjitet sot në tatami për të kërkuar lavdi botërore. Gara e saj është një nga më të pritura dhe emocionet janë të mëdha për një tjetër sukses të mundshëm.

Akil Gjakova (-73 kg) do të garojë të dielën, duke kërkuar të rikthehet në formën më të mirë përballë konkurrencës botërore.

Laura Fazliu (-63 kg), një tjetër emër i fortë i xhudos kosovare, do të hyjë në garë ditën e hënë, më 17 qershor.

Kombëtarja e Kosovës në xhudo, e njohur për përkushtimin dhe sukseset ndërkombëtare, është gati të tregojë edhe një herë forcën e saj në skenën botërore.