Botërori i Holandës

Arjen Robben beson se Holanda mund të fitojë Kampionatin botëror 2014 dhe do të shkojë në Brazil në verën e ardhshme me synim ta rrëmbejë trofeun. Tulipanët u mposhtën në finale të garës së vitit 2010 pasi goli i Andres Iniestas në vazhdime ia solli titullin Spanjës në Afrikën e Jugut. Por, ylli i Bayern…

Sport

13/11/2013 14:50

Arjen Robben beson se Holanda mund të fitojë Kampionatin botëror 2014 dhe do të shkojë në Brazil në verën e ardhshme me synim ta rrëmbejë trofeun.

Tulipanët u mposhtën në finale të garës së vitit 2010 pasi goli i Andres Iniestas në vazhdime ia solli titullin Spanjës në Afrikën e Jugut. Por, ylli i Bayern Munichut, Robben beson se Holanda tani mund të bëjë një hap më tepër duke u shpallur kampion.

“Objektivi ynë është të bëhemi kampion i botor në Brazil”, deklaroi 29-vjeçari gjatë një konference për shtyp. “Është objektiv i arritshëm dhe ne do të shkojmë në Brazil me qëndrim dhe besim se mund të luftojmë për trofeun”, u shpreh ai.

Skuadra e selektorit Louis van Gaal është në seri pozitive prej 15 ndeshjesh pa humbje, por Robben ka paralajmëruar se ky bilanc do të kërcënohet në dy miqësoret e ardhshme kundër Kolumbisë dhe Japonisë.

“Këto ndeshje nuk na sjellin pikë, por janë të rëndësishme. Janë dy shtete që mund t’i kemi për kundërshtarë në Brazil”, përfundoi ai.