Borë e shi, ky do të jetë moti për ditët e ardhshme

Fushat me presion të ulët atmosferik që kanë përfshirë pjesën e Gadishullit të Ballkanit do të jenë të qëndrueshme dhe me tendencë në rritje. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët.

Lajme

24/01/2021 17:39

Sipas IHMK, të hënën për shkak të prezencës së vlerave pozitive në fushat termike, parashihet të bie shi në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në viset e larta parashihet të bie borë. Nga dita e martë reshjet parashihen të jenë në formë dëbore edhe në viset e ulëta, transmeton lajmi.net.

Këto reshje do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s në rrafshin e Kosovës, ndërsa në veriperëndim të Dukagjinit shpejtësia maksimale e erës mund të arrijë deri 18m/s. /Lajmi.net/