Bordi Liverpoolit ka një detyrë, Klopp kërkon një qendërmbrojtës

Lëndimet po vazhdojnë ta dëmtojnë skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp, e cila së fundmi mbeti edhe pa një mbrojtës tjetër.

Sport

29/01/2021 08:46

Në ndeshje e fituar, 3-1, ndaj Tottenham qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Joel Matip, ka pësuar një tjetër lëndim gjatë pjesës së parë, shkruan lajmi.net.

“Kemi lojtarë akoma, por jo shumë në vijën mbrojtëse për të qenë i sinqertë – është vërtet e pabesueshme se çfarë po ndodh atje”, tha Klopp pas ndeshjes.

Tutje menaxheri The Reds shpjegon se lëndimi i Matipit mund të jetë serioz dhe duhet t’i bëhet një skanim për të përcaktuar shkallën e dëmtimit. “Na duhet të gjejmë lojtar të duhur”, përfundoi ai duke lënë një mesazh të qartë për drejtuesit e klubit.

Bordi i Liverpoolit do të takohet për të diskutuar rreth kësaj situate do të marrin një vendim nëse do të transferojnë ndonjë lojtar të ri.

Rikujtojmë që afati kalimtar i janarit përfundon më 1 shkurt./Lajmi.net/