Bora paralizon Teheranin

Reshje të mëdha bore kanë paralizuar jetën në Teheran, duke e bërë të vështirë për banorët që të jetojnë çdo ditë në qytet, thanë zyrtarët e qytetit.

Bota

19/01/2020 23:43

Bora filloi të binte të sot në mëngjes dhe menjëherë ndërpreu trafikun në kryeqytetin iranian.

“Ne e dinim që do të fillonte të binte borë gjatë natës dhe se do të ndikonte në trafikun në qytet,” tha shefi i policisë së trafikut të Teheranit, Mohamadreza Mehmandar për televizionin shtetëror.

“Në disa rrugë në pjesën veriore të qytetit, kemi një ngrirje … duke rezultuar në aksidente trafiku, por ndihma mbërriti shumë shpejt,” tha ai.

Për shkak të borës së fortë, të gjitha shkollat në kryeqytet dhe në disa provinca përreth ishin mbyllur.

Bora gjithashtu ndërpreu trafikun ajror në Aeroportin Ndërkombëtar Mehrabad afër Teheranit, ku nga mesdita pothuajse të gjitha fluturimet u vonuan ose anuluan.

Trafiku ajror rrodhi normalisht në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Imam Khomeini’. Bora në zonën e Teheranit dhe provincat veriore do të vazhdojë të bjerë deri të hënën, transmeton KosovaPress.