Bonucci i prin listës së golashënuesve më të mirë në dekadën e fundit në Serie A nga mbrojtësit

Juventusi regjistroi një fitore të rëndësishme në udhëtim të shtunën mbrëma ndaj skuadrës së Lazios.

Sport

21/11/2021 10:18

“Biankonerët” triumfuan me rezultat 2-0 ndaj skuadrës së Maurizio Sarrit.

Të dy golat për “bardhezinjtë” i shënoi mbrojtësi Leonardo Bonucci, me të dyja të ardhura nga pika e penalltisë.

Dy-golëshi i tij përmes penalltive pa që ai të bëhej mbrojtësi i parë që ka shënuar dy gola penallti në një ndeshje të Serisë A që nga Maurizio Domizzi për Napolin në tetor 2007, raporton ‘OptaPaolo’.

Përveç kësaj, Bonucci tani prin edhe në listën e golashënuesve më të mirë që nga fillimi i dekadës së kaluar nga mbrojtësit, me 26 të realizuara.

Ai ka një gol më shumë sesa Robin Gosens dhe Alessandro Florenzi që kanë nga 25.

/Lajmi.net/