Bologna shokon Interin në ‘Meazza’, e mposht me përmbysje

Interi është befasuar nga Bologna, pasi është mposhtur 2:1 nga këta të fundit.

Sport

05/07/2020 19:10

Ndeshja e cila u duk e lehtë për skuadrën e Conte, nuk doli të jetë ashtu në fushë.

Zikaltërit kaluan në epërsi përmes Romelu Lukaku (22’).

Në gjysmën e dytë, gjithçka nisi mirë për vendasit që fituan një penalltia, ndërsa lojtari i Bolognas, Soriano (57’) u ndëshkua me të kuq. Lautaro Martinez (62’) dështoi nga pika e bardhë.

Edhe pse me një lojtar më pak në fushë, mysafirët befasuan duke barazuar rezultatin me anë të Juwara (74’).

Punët u përkeqësuan edhe më shumë për Inter, kur Bastoni  (77’) u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Kjo u shfrytëzua nga ekipi i Mihajlovic, që kompletuan përmbysjen me golin e Barrow (80’).

Inter mbetet në pozitën e tretë me 64 pikë, ndërsa Bologna ngjitet në pozitën e nëntë me 41 pikë. /Lajmi.net/