BMW-ja e re që do i bëjë konkurrencë Lamborghinit

BMW kohëve të fundit ka kapitalizuar kërkesën për një SUV të përformancës së lartë, duke e jetësuar në veturën e radhës të tipit X6 M.

Auto & Tek

19/05/2019 23:51

Megjithëse ende nuk është lansuar, BMW ka bërë të ditur për “pjesët pikante” të veturës nëpërmjet testimeve, transmeton lajmi.net.

Vetura në fjalë e tipit standard do jetë e aftë të prodhojë 335 kuajfuqi, përformancë kjo e cila do ta bëjë automatikisht rival të modelit ‘Urus’ nga kompania Lamborghini.

BMW pritet të zbulojë X6-shin e ri përpara fundit të vitit, kështu që modeli M nuk do arrijë deri në vitin e ardhshëm. /Lajmi.net/