Bllokohen shkollat për Leonardën
Qindra nxënës nga Parisi kanë bllokuar hyrjet e objekteve shkollore në shenjë proteste ndaj dëbimit të bashkëmoshatares së tyre nga Kosova, Leonarda Dibrani. Në këto protesta janë përfshirë nxënës nga i gjithë Parisi.
Lajme
Adoleshentja kosovare me përkatësi rome, ka ngritur në këmbë të gjithë Parisin.
Qindra nxënës francezë kanë bllokuar hyrjet e objekteve të tyre shkollore dhe kanë marshuar nëpër Paris, pas dëbimit nga policia të emigrantes me origjinë nga Kosova Leonarda Dibrani.
Nxënës nga shkolla të mesme të kryeqytetit francez i kanë bojkotuar orët e mësimit dhe kanë krijuar barrikada në hyrjet e rreth 20 institucioneve shkollore, në shenjë proteste kundër dëbimit të 15 vjeçares kosovare.
“Ne jemi duke kërkuar kthimin e nxënës e cila është dëbuar”, ka thënë Steven Nassir, zëdhënës i unionit të nxënësve, transmeton AFP.
“Është e papranueshme për një qeveri majtiste, çdokush ka të drejtë për edukim”.
Leonarda Dibrani është kapur nga policia në prani të bashkëmoshatarëve të saj gjatë një shëtitje dhe është dëbuar në Kosovë, ku është bashkuar me prindërit e saj.