Rreth 688 mijë euro investim për rikonstruktimin e rrugës Lame–Kllokoq në Novobërdë
Po vazhdojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Komunën e Novobërdës, ku është duke u rikonstruktuar një segment i rrugës lokale Lame–Kllokoq. Projekti përfshin një gjatësi prej 3.4 kilometrash, ndërsa vlera e investimit është rreth 688 mijë euro, raporton lajmi.net Punimet aktualisht janë në zhvillim, ndërsa asfaltimi i rrugës pritet të nisë gjatë javës…
Lajme
Po vazhdojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Komunën e Novobërdës, ku është duke u rikonstruktuar një segment i rrugës lokale Lame–Kllokoq.
Projekti përfshin një gjatësi prej 3.4 kilometrash, ndërsa vlera e investimit është rreth 688 mijë euro, raporton lajmi.net
Punimet aktualisht janë në zhvillim, ndërsa asfaltimi i rrugës pritet të nisë gjatë javës së ardhshme.
Përveç asfaltimit, projekti parasheh edhe vendosjen e sinjalizimit horizontal dhe vertikal, me synim përmirësimin e sigurisë në komunikacion dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët e kësaj zone.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se investimet në infrastrukturën rrugore po vazhdojnë në komuna të ndryshme të Kosovës, me fokus në lidhjen e vendbanimeve dhe rritjen e sigurisë për pjesëmarrësit në trafik./Lajmi.net/