Blero dhe Afrona gati për dasëm, çifti po shkëlqen (Foto)
Pas një distance e cila dyshes sigurisht se iu është dukur e gjate, Blero dhe Afrona janë bërë sërish bashkë.

ShowBiz
Këtë herë janë mysafirë në dasëm të këngëtarit Mark Marku, shkruan lajmi.net
Një fotografi e publikuar në rrjetet e tyre sociale e cila po qarkullon në media tregon se sa shumë dyshja janë përshtatur me njëri – tjetrin.
Tash e disa dasma po përcjellin beqarinë e kolegëve e familjarëve, por dasmën e tyre si duket ende nuk e kanë gati.
Në foton e postuar çifti po shkëlqen, ndërsa kur do ta shohim Afronën me fustan të bardhë mbetet të shihet.
Kujtojmë se në dasmën e vëllait të Bleros, pra kunatit e ka provuar ndjenjën e qëndrimit në dimijë e jelekë./lajmi.net