Blerja e kartolinave, një prej aktiviteteve të shumta në përkrahje të personave me Down Sindrome

Më 21 mars shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Down Sindrome. Kjo kategori e qytetarëve në Kosovë po vazhdon të përballen me sfida të shumëllojshme. Sipas prindërve dhe përfaqësuesve të Shoqatës “Down Sindrome Kosova”, ndër sfidat më të mëdha për ta janë edukimi, ofrimi i shërbimeve sociale dhe punësimi. Në Kosovë personat me down sindromë…

Lajme

21/03/2023 10:31

Më 21 mars shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Down Sindrome.

Kjo kategori e qytetarëve në Kosovë po vazhdon të përballen me sfida të shumëllojshme.

Sipas prindërve dhe përfaqësuesve të Shoqatës “Down Sindrome Kosova”, ndër sfidat më të mëdha për ta janë edukimi, ofrimi i shërbimeve sociale dhe punësimi.

Në Kosovë personat me down sindromë vazhdojnë të përballën me sfida të shumta, si pasojë e mos zbatimit të legjislacionit në fuqi.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite, shoqata përkatëse e “Down Sindrome Kosova”ka organizuar edhe një varg aktivitetesh.

Disa prej këtyre aktiviteteve janë zhvilluar edhe dje.

Në Komunën e Gjilanit, gjimnazi natyror “Xhavit Ahmeti”, në bashkëpunim me profesorë kanë organizuar turnirin “Voleyball për sindromën Down”.

Mjetet e grumbulluara nga shitja e biletave dhe ekipet do t’i dhurohen qendrës së DSK-së në Gjilan.

E në përkrahje të “Sindrom Down Kosova” është realizuar edhe një tjetër aktivitet. Një kartolinë për ty, është quajtur aktiviteti i realizuar nga PBC. Për blerjen e 1000 kartolinave punëtore nga anëtarët e shoqatës së “Sindrom Down Kosova”.

Një varg aktivitetesh po ashtu sot pritet të zhvillohen edhe në Mitrovicë, ndër to edhe realizimi i fotografive profesionale për fëmijët me sindromë Down.

Në kuadër të realizimit të këtyre aktiviteteve në shumë komuna të Kosovës, qëllimi kryesor mbetet përkrahja e të gjithë personave me Down Sindrome.

Të njëjtit vazhdojnë të përballen me sfida të vazhdueshme, e që padyshim janë mjaftë të vështira për ta dhe prindërit./Lajmi.net/

https://www.facebook.com/dskosova