Blerand Stavileci në Kopaonik

I ftuar nga homologu i tij serb, Ministri Blerand Stavileci ka shkuar sot në Kopaonik për të marrë pjesë në Konferencën e Grupit Drejtues të Punës për Zhvillim Rurale Rajonal në Evropën Juglindore.

Lajme

15/11/2013 10:37

Në Kopaonik të Serbisë ka filluar takimi i shtatë vjetor të Grupit Drejtues të Punës për Zhvillim Rurale Rajonal në Evropën Juglindore ku po merr pjesë edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës, Blerand Stavileci.

Ai është ftuar bë këtë konferencë rajonale treditore nga homologu i tij serb Dragan Glamocic.

Në këtë vit, kryesuese e këtij grupi është Ministria e Bujqësisë e Republikës së Kosovës, ndërsa ditën e nesërme ministri Stavileci do t’ia dorëzojë kryesimin grupit rajonal për vitin 2014, ministrit të Bujqësisë së Serbisë, Dragan Glamocic.

Përmes këtij grupi nënshtetëror, Shtetet e Evropës Juglindore po e forcojnë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Njëkohësisht ata po i përafrojnë reformat rreth Politikës së Përbashkët Bujqësore, për t’i përshpejtuar proceset integruese në BE.