Blatter u pajtua me Ronaldon

Presidenti i FIFA’së, Sepp Blatter ka thënë se nuk ka problem me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo pasi sqaruan mosmarrëveshjes nëpërmjet një bisede telefonike. 77-vjeçari bëri bujë për arsye të gabuara në fund të vitit 2013 pasi shprehu preferencën e tij ndaj Lionel Messit para Ronaldos, duke zgjuar polemika anembanë botës së futbollit. Blatter…

Sport

14/01/2014 08:47

Presidenti i FIFA’së, Sepp Blatter ka thënë se nuk ka problem me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo pasi sqaruan mosmarrëveshjes nëpërmjet një bisede telefonike.

77-vjeçari bëri bujë për arsye të gabuara në fund të vitit 2013 pasi shprehu preferencën e tij ndaj Lionel Messit para Ronaldos, duke zgjuar polemika anembanë botës së futbollit.

Blatter më pas i kërkoi falje Realit dhe Ronaldos për incidentin, kurse tani ka bërë të qartë se ata janë sqaruar mes vete nëpërnjet një bisede telefonike mes tij dhe reprezentuesit portugez.

“Ne kemi bërë një bisedë të mirë në fillim të vitit. Mora telefonit dhe ai u përgjigj”, deklaroi Blatter pas ceremonisë së Topit të Artë ku Ronaldo u shpall futbollisti më i mirë i vitit në botë.

“I kam uruar një vit të mbarë dhe ai tha se ajo që ndodhi i takon të kaluarës”, u shpreh zvicerani.