Blatter ia bën ‘share’ Januzajt

Presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter ka lavdëruar kualitetin e The Blue Stars FIFA Youth Cup duke përmendur faktin se Adnan Januzaj luajti në të, dhe ishte futbollisti më i mirë, vitin e kaluar.

Sport

28/05/2014 23:05

Adnan Januzaj është talent aq i madh sa që edhe presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter e lavdëron atë.

Kreu i Federatës botërore të futbollit ka bërë një postim duke përmendur yllin e ri të Manchester Unitedit, dhe paraqitjet e tij të shkëlqyeshme me skuadrën e dytë të gjigantit anglez – para inkuadrimit në ekipin senior – për të lavdëruar kualitetin e garës, The Blue Stars FIFA Youth Cup.

“Shumë yje të mëdhenj kanë luajtur në The Blue Stars FIFA Youth Cup. Adnan Januzaj nga Manchester United ishte futbollisti më i mirë në vitin e kaluar”, shkroi Blatter në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.

Blatter po ashtu publikoi një video me golat e Januzajt për ekipin e të rinjve të Unitedit. Pa dyshim, inspirim për të rinjtë që synojnë të ndjekin hapat e tij.