Bitcoin s’ka të ndalur, shkon mbi 55 mijë dollarë

Kapitali i tregut të valutës dixhitale, Bitcoin, ka kaluar shifrën e një miliard dollarëshit për herën të parë në histori.

Auto & Tek

19/02/2021 20:12

Sot, vlera e një Bitcoini arriti në mbi 55 mijë e 200 dollarë, duke e shtyrë përpara drejt shifrave historike.

Tregu i kësaj kriptovalute tani është më i madh se vlera e gjigantëve të pagesave, “Mastercard” dhe “Visa” bashkë. Sipas të dhënave të “Bloombergut”, vlera e kësaj valute dixhitale është rritur për 415 miliardë dollarë në vitin 2021.