Bitcoin po shkon drejt 10,000 $

12:24 | 26 Prill 2018

Pas humbjeve masive në javët e fundit, çmimet e monedhave kriptoze po ngjiten në mënyrë të qëndrueshme.

Bitcoin pësoi një rënie masive, ku nga 20,000 dollarë ra pak më poshtë se 6,000 dollarë.

Për disa javë tani, çmimet e kripto-monedhave po rriten vazhdimisht. Në orët e hershme të mëngjesit, çmimi i Bitcoin ishte 9700 dollarë. Monedhat e tjera dixhitale gjithashtu u rritën me hapa të mëdhenj në ditët dhe javët e fundit.

Ethereumi kërceu $ 700 dhe Ripple ngjiti afër shifrës prej $ 1. /Lajmi.net/