Bitcoin arrinë vlerën 17 mijë dollarë për herë të parë në tre vitet e fundit
Bitcoin është në rritje këtë vit.
Auto & Tek
Kriptovaluta sapo ka arritur vlerën 17 mijë dollarë – një nivel që nuk është arritur në tri vitet e fundit, shkruan “CNBC”.
Që nga ngritja e vlerës që pat valuta në vitin 2017, kjo shifër nuk është arritur më, transmeton lajmi.net.
Për 24 orët e fundit vlera e bitcoin është rritur 4%, duke arritur vlerën më të lartë që nga 7 janar I 2018 kur arriti vlerën 17,030 dollarë.
Vlera e bitcoin këtë vit u rrit për 137% në krahasim me vitin e kaluar.
Kjo ngritje ka ndodhur si shkak I shumë faktorëve të ndërlidhur, një prej tyre duke qenë edhe vala e parë e Covid-19.
Të pasionuarit pas kriptovalutave e shohin valutën bitcoin si një “siguri”, sepse mendojnë se vlera e saj vazhdimisht do të ngritet ehde pse ka luhatje të shpeshta.
Sipas ekspertëve, është vështirë të thuhet se çfarë do të ndodhë nga kjo pikë, sepse këto valuta janë shumë labile dhe nuk mund të parashikohet se si do të ndryshoj vlera e tyre. /Lajmi.net/