Bislimi takon deputetë të Parlamentit të Danimarkës, i informoi për zhvillimet e fundit në vend

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar me deputetë të Parlamentit të Danimarkës, ku bashkëbisedoi me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Christian Friis Bach, zëvendëskryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane, Henrik Moller, nënkryetarin e Parlamentit Lars Christian Brask dhe deputetët Yildiz…

Lajme

02/09/2025 16:14

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar me deputetë të Parlamentit të Danimarkës, ku bashkëbisedoi me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Christian Friis Bach, zëvendëskryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane, Henrik Moller, nënkryetarin e Parlamentit Lars Christian Brask dhe deputetët Yildiz Akdogan dhe Jon Stephensen.

 

Zëvendëskryeministri i informoi rreth zhvillimeve të fundit në vend, procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe progresit të vendit në katër vitet e fundit. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës ndaj Kosovës dhe përkrahjen veçanërisht drejt integrimit euro-atlantik.

 

Në takim, zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej dhe nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.