Bislimi takohet me Sarrazin, falënderon Gjermaninë për mbështetjen në KE

Lajme

14/05/2022 20:17

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar për takimin që ky i fundit ka pasur me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Përmes një cicërime në Twitter, Bislimi, ka thënë se takimi i tij me Sarrazinin ka qenë i ngrohtë dhe ndihmues, shkruan lajmi.net.

Shtohet se, njeriu dy i qeverisë ka falënderuar emisarin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i jep Kosovës, në rrugën e kësaj të fundit drejt Bashkimit Evropian, por edhe për mbështetjen dhënë Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Takimi i ngrohtë dhe ndihmues me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, të cilin e falënderova për mbështetjen e vendosur dhe të vazhdueshme të Gjermanisë në rrugën e Kosovës në BE dhe mbështetjen e fuqishme për ofertën për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Manuel Sarrazin, duke pritur me padurim të punojmë ngushtë së bashku dhe të forcojmë partneritetin tonë tashmë të fortë”, ka thënë Bislimi.

Kujtomë se Sarrazin gjatë vizitës së tij në Kosovë është takuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe me Ministren për Punë të Jashtme dhe të Disaporës, Donika Gërvalla. /Lajmi.net/