Bisedimet në Stamboll, ministri ukrainas e konfirmon marrëveshjen për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, i cili kryesoi delegacionin ukrainas në bisedimet e sotme në Stamboll, tha se përparësia kryesore ishte marrëveshja për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës. Umerov tha se kjo arritje e rëndësishme dëshmon se pala ukrainase është e fokusuar për t’i dhënë fund luftës. Tema e dytë kyçe e…

Bota

16/05/2025 18:03

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, i cili kryesoi delegacionin ukrainas në bisedimet e sotme në Stamboll, tha se përparësia kryesore ishte marrëveshja për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës.

Umerov tha se kjo arritje e rëndësishme dëshmon se pala ukrainase është e fokusuar për t’i dhënë fund luftës.

Tema e dytë kyçe e bisedimeve të sotme ishte një armëpushim i mundshëm dhe delegacionet shkëmbyen propozimet fillestare, dhe do të vazhdojnë të punojnë për marrëveshjen për detaje, shtoi Umerov, raporton KosovaPress.

Umerov theksoi gjithashtu qëllimin e tretë të Ukrainës – mbajtjen e një takimi ndërmjet presidentëve Volodomyr Zelensky dhe Vladimir Putin, duke shtuar se Ukraina dëshiron paqen, porse ajo është e gatshme të vazhdojë luftën nëse kjo është e nevojshme.