Bimët mjekësore

Në ditët e sotme gjithnjë e më shumë njerëz janë të interesuar për bimët që mund të haen e që i gjejmë në natyrën e egër.

Fun

05/02/2018 15:08

Për shkak të shqetësimeve nga produktet shtesë tek ushqimi i prodhuar artificialisht, po rritet numri i njerëzve të cilët kërkojnë përbërës natyrorë. Bimët natyrore që mund të haen, rriten dhe japin frytet e tyre pa ndihmen e plehrave kimikë, kimikateve apo ndikimit të njeriut.

Që në thellësi të historisë njerëzore, disa prej tyre shërbenin si ushqim mjaft i rëndësishëm. Disa shkencëtarë kanë zbuluar se bimët e egra të cilat mund të haen, kanë përbërës ushqyes të rëndësishëm të cilat mungojnë tërësisht në mënyrën e sotme të ushqimit.

Bimët e egra luajnë një rol tërëndësishëm në ushqimin tonë dhe tek ata njerëz që ende vazhdojnë të jetojnë më pranë natyrës. Botanistët dhe studiuesit e bimëve shpesh përdorin materialin gjenetik të këtyre bimëve, me qëllim të përmirësimit të karakteristikave të bimëve të kultivuara. Bimët e egra mund të jenë material për lloje të reja ushqimi dhe barërash.

Shtimi i vdekjeve tek bimët paraqet rrezik për këto lloje. Bimët e egra nuk shërbejnë vetëm për zhvillimin e ushqimeve dhe ilaçeve të reja, por edhe për prodhimin e materialeve të tjera të dobishme.

Ushtrimet në këtë mësim janë përqendruar tek bimët që rriten në natyrën e egër, e të cilat njerëzit mund ti konsumojonë si ushqim. Kini kujdes gjatë punës në terren dhe mblidhni vetëm ato bimë për të cilat jeni tërësisht të sigurtë se mund të hahen.

Është mjaft e mundur që të shihni më shumë lloje të egra të bimëve helmuese apo të rrezikshme. Mundohuni të kujdeseni për bimët e ralla apo të mbrojtura. Mendoni se cilat kafshë nga rendi i parë (barngrënës), e cilat nga rendi i dytë (mishngrënës), i konsumojnë ato