Dështon edhe episoda e 32-të për konstituimin e Kuvendit
Deputetët e Kuvendit për të 32-tën herë nuk kanë arritur të përmbyllin me sukses seancën konstituive të Kuvendit. Nuk pati kuorum për formimin e komisionit për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit. Të pranishëm sot ishin 75 deputetë, transmeton lajmi.net. Edhe ne këtë seanca, kryesuesi i seancës Avni Dehari ftoi përfaqësuesit e partive politike për të…

Lajme
Deputetët e Kuvendit për të 32-tën herë nuk kanë arritur të përmbyllin me sukses seancën konstituive të Kuvendit.
Nuk pati kuorum për formimin e komisionit për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit.
Të pranishëm sot ishin 75 deputetë, transmeton lajmi.net.
Edhe ne këtë seanca, kryesuesi i seancës Avni Dehari ftoi përfaqësuesit e partive politike për të propozuar emrat për komision të fshehtë, gjë e cila dështoi.
Ky propozim mori vetëm 45 vota për dhe kësisoj seanca u ndërpre.
Kryesuesi Dehari njoftoi se seanca mbahet sërish pas 48 orëve në ora 10:00./Lajmi.net/