Bilanc i rëndë në Brazil, 11.687 raste të reja me COVID-19

Brazili vazhdon të regjistrojë shifra të larta ditore të infeksioneve me COVID-19.

Bota

26/05/2020 09:34

Brazili ka konfirmuar gjithsej 23.473 vdekje nga koronavirusi pasi 807 vdekje të tjera janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë, numri i rasteve të COVID-19 u rrit në 374.898 me 11.687 raste të reja të regjistruara brenda një dite.

Brazili, i cili ka numrin më të madh të rasteve të COVID-19 dhe vdekje në Amerikën Latine, është vendi i dytë në botë me goditjen më të madhe pas SHBA-së, për sa i përket numrit të rasteve. /Lajmi.net/