Bilalli në gjendje stabile, FFK falënderon stafin mjekësor të QKUK-së

Futbollisti i Gjilanit, Oltion Bilalli, i cili ka pësuar një lëndim serioz në kokë gjatë ndeshjes ndaj Malishevës, sipas rezultateve të fundit nga skanimi CT tashmë është në gjendje stabile, ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës.   Bilalli të martën është përplasur me portierin e Malishevës, Ilir Avdyli, gjatë një aksioni në minutat e fundit të…

Sport

06/05/2025 23:26

Futbollisti i Gjilanit, Oltion Bilalli, i cili ka pësuar një lëndim serioz në kokë gjatë ndeshjes ndaj Malishevës, sipas rezultateve të fundit nga skanimi CT tashmë është në gjendje stabile, ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës.

 

Bilalli të martën është përplasur me portierin e Malishevës, Ilir Avdyli, gjatë një aksioni në minutat e fundit të takimit. Si pasojë e goditjes, ndeshja është ndërprerë për më shumë se pesëmbëdhjetë minuta, ndërsa lojtari e ka marrë ndihmën e parë në fushë dhe më pas është larguar me autoambulancë për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

“Oltion Bilalli në gjendje stabile. Sipas neurokirurgut, rezultatet e fundit nga skanimi CT tregojnë se Oltion Bilalli është në gjendje stabile. Ai pritet të vendoset në repartin e kujdesit intensiv dhe do të jetë nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të mjekëve. Urojmë që gjendja e Oltionit të përmirësohet sa më shpejt dhe ai t’i rikthehet sërish fushës së gjelbër”, ka theksuar FFK.

“Një falënderim i madh për stafin mjekësor të Klinikës Emergjente në QKUK për kujdesin dhe profesionalizmin, si për ata në ndërrim, ashtu edhe për ata që u angazhuan më tej – veçanërisht mjekëve të ekipeve tona kombëtare”.