Bilall Kasami shpall fitoren në Tetovë
Kandidati i VLEN në Tetovë, Bilall Kasami, ka shpallur fitoren në garën e balotazhit për këtë komunë. Ai në një postim në Facebook ka falënderuar qytetarët që ia dhanë edhe një mandat tjetër. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar 116 nga 117 vendvotime për Tetovë. Bilall Kasami nga VLEN ka fituar 21 mijë e katër…
Lajme
Kandidati i VLEN në Tetovë, Bilall Kasami, ka shpallur fitoren në garën e balotazhit për këtë komunë.
Ai në një postim në Facebook ka falënderuar qytetarët që ia dhanë edhe një mandat tjetër.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar 116 nga 117 vendvotime për Tetovë.
Bilall Kasami nga VLEN ka fituar 21 mijë e katër vota ose 53.75 për qind kundrejt kandidatit tjetër shqiptar Bajram Rexhepi nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI me 15 mijë e 958 vota ose 40.84 për qind.