BigBrother VIP Kosova këtë vit nis më herët, Olsa sërish producente

Edhe pse shpesh herë me kritika të shumta, Big Brother VIP Kosova vazhdon të jetë një nga programet më të ndjekura në Kosovë dhe kudo ku ka shqiptarë. E ky realizim televiziv nuk do të mungoj as këtë vit. Madje risia është se Big Brother VIP Kosova këtë herë do të mbahet edhe më herët.…

ShowBiz

13/07/2026 14:46

Edhe pse shpesh herë me kritika të shumta, Big Brother VIP Kosova vazhdon të jetë një nga programet më të ndjekura në Kosovë dhe kudo ku ka shqiptarë.

E ky realizim televiziv nuk do të mungoj as këtë vit.

Madje risia është se Big Brother VIP Kosova këtë herë do të mbahet edhe më herët.

Derisa vitin e kaluar pati nisur më 17 nëntor dhe finalja u mbajtur në shkurt 2026, këtë herë pritet të nis muaj më parë.

Por jo vetëm kjo.

Lajmi.net mëson se edhe këtë vit ky organizim do të jetë në duart e Olsa Muhameti.

Autorja dhe producentja e kritikuar shumë për mënyrën e organizimit të Big Brother duke e shndërruar atë shpesh herë në një program si “Përputhen” s’do të ndërrohet as këtë herë.

Olsa Muhameti do të jetë edhe këtë herë në krye të BBVK./Lajmi.net/