“Sunny Hill” 2026: Konfirmohen emrat e rinj – Seth Troxler, Carlita dhe Manifest në Prishtinë

“Sunny Hill Festival” është gati të transformojë sërish kryeqytetin në epiqendrën e muzikës botërore. Sot, festivali ka kënaqësinë të konfirmojë artistët e rinj që do të ngjiten në skenat e mëdha të “Sunny Hill”-it këtë verë, duke paralajmëruar një edicion të jashtëzakonshëm që do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht. Në mesin…

ShowBiz

13/07/2026 13:43

“Sunny Hill Festival” është gati të transformojë sërish kryeqytetin në epiqendrën e muzikës botërore. Sot, festivali ka kënaqësinë të konfirmojë artistët e rinj që do të ngjiten në skenat e mëdha të “Sunny Hill”-it këtë verë, duke paralajmëruar një edicion të jashtëzakonshëm që do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht.

Në mesin e emrave të konfirmuar janë gjigantët e muzikës elektronike dhe performuesit më të kërkuar të momentit:

● Keinemusic (Adam Port dhe Rampa)

● Seth Troxler

● Manifest

Ky është vetëm fillimi. Në ditët në vijim, “Sunny Hill” do të vazhdojë të zbulojë emra të tjerë të mëdhenj të muzikës botërore, si dhe artistët më të mirë lokalë që do të plotësojnë programin artistik të këtij edicioni.

Një event me përmasa globale

Pritjet për këtë edicion janë që Sunny Hill Festival të shënojë rekordin e tij më të madh deri më tani. Deri më sot, janë konfirmuar blerës të biletave nga mbi 50 shtete të ndryshme të botës, duke dëshmuar se festivali tashmë është një destinacion i padiskutueshëm turistik dhe kulturor.

Lexo po ashtu190-vjetori i botimit të parë të “Këngëve të Milosaos” të Jeronim de Radës për të akomoduar këtë kërkesë të lartë, “Sunny Hill”-i ka zgjeruar rrjetin e shitjes së biletave në:

● Të gjitha shtetet e Evropës

● Shtetet e Bashkuara të Amerikës

● Vende të tjera anembanë globit

Ndikimi Ekonomik dhe brendet botërore në “Sunny Hill Festival”

Rëndësia e festivalit po rikonfirmohet edhe përmes prezencës së brendeve më të mëdha botërore dhe lokale, të cilat do të jenë pjesë e rëndësishme të përvojës së festivalit. Ky interesim i madh ka sjellë një efekt të menjëhershëm në ekonominë lokale: hoteleria në

Prishtinë dhe qytetet përreth ka filluar të mbushet, me rezervime që premtojnë një “boost” të fuqishëm ekonomik për vendin.

“Ky edicion nuk është vetëm një festival i zakonshëm i muzikës; është një

dëshmi e rritjes sonë si destinacion global. Prishtina po mirëpret botën,” thonë

Për më shumë informata rreth biletave dhe njoftimeve të radhës, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare dhe rrjetet sociale.

Për informata shtesë:

Zyra për media, “Sunny Hill Festival”

Email: [email protected]