Big Basta dhe Vesa Luma festojnë përvjetorin e martesës
Big Basta dhe Vesa Luma kanë mbushur katër vite martesë.
ShowBiz
Gerald Xhari ose siç njihet ndryshe me emrin artistik Big Basta dhe Vesa Luma ka mbushur katër vite martesë, në vitin 2015 çifti kishin kurorëzuar dashurinë e tyre me një dasmë Kalaja e Lëkurësit në Sarandë, shkruan lajmi.net.
Tani dyshja janë nga çiftet më të dashura të shoubizit, dhe kanë edhe një djalë me emrin Lian.
Ndonjëherë çiftin e ndajnë kilometrat për shkaqe të punës por kjo vetëm sa ka forcuar dashurinë e tyre edhe më shumë.
Për përvjetorin e martesës Big Basta ka shënuar disa fjalë për bashkëshorten e tij
“Kaq shume vite bashke dhe kaq shume kujtime dhe momente te bukura bashke. Nje bekim me emrin Lian dhe nje dashuri qe rritet cdo dite e me shume. Eshte shume e thjeshte te postosh nje status ne insta por nuk e shpreh dot cka vertet ndjej. Besimi, respekti por mbi te gjitha krenaria qe me beni te ndjej nuk ka asnje te krahasuar. Happy anniversary my one and only Vesa Luma ! Edhe 100 jete te tjera bashke!”. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B2U7bTfpsGG/