Bielsa tek Roma? Leeds pengon gjërat, mban bisedime me trajnerin

Dje është raportuar se Marcelo Bielsa do të jetë zëvendësuesi i Claudio Ranierit tek Roma, por gjërat duket se nuk do të jenë të lehta për romakët.

Sport

20/05/2019 22:59

Marcelo Bielsa pati një sezon të mirë, që në fund dështoi pas eliminimit nga Derby County dhe pamundësisë së Leeds United për tu promovuar në Premierligë.

Edhe përkundër këtij dështimi, skuadra e Romës ishte tërhequr nga futbolli që trajneri aplikoi me skuadrën e Championship, duke shqyrtuar emrin e tij si zëvendësues të mundshëm të Ranierit.

Por, në anën tjetër, edhe drejtuesit e Leeds United duket se kanë qenë të kënaqur me trajnerin, pasi po e pengojnë një gjë të tillë.

Sipas raportimeve të  ‘The Times’, drejtuesit e Leeds kanë mbajtur bisedime me trajnerin Bielsa, dhe duket se e kanë bindur atë për të vazhduar, transmeton lajmi.net.

Trajneri ka pasur një sezon mjaft dinamik, ku ndër të tjerash ishte akuzuar edhe për spiunazh, akuza për të cilat ishte shpallur fajtor.

Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra që do të udhëhiqet nga Bielsa gjatë sezonit të ardhshëm. /Lajmi.net/