Bie totalisht nga sistemi ky shërbim i ‘Google’

Aplikacioni 'Google Calendar' ka rënë totalisht nga sistemi, duke lënë njerëzit pa përcaktuar ndonjë orar.

Auto & Tek

18/06/2019 16:58

Aplikacioni dhe faqja e internetit duket se kanë rënë për arsye të pashpjegueshme, njofton ‘The Independent’, transmeton lajmi.net.

“Not Found,” shfaqet në ekranin e përdoruesve. “Error 404.”

Problemi ishte veçanërisht i shprehur në Britaninë e Madhe, në Evropën kontinentale dhe në SHBA, me disa probleme të raportuara në Amerikën e Jugut, sipas faqes së internetit Downdetector. /Lajmi.net/